Ky memorandum ka për qëllim: trajnime, seminare, çertifikime në fushat të cilat i zhvillojnë këto dy Qendra si p.sh: të ADN-së, Daktiloskopisë, Balistike ligjore, Dokumenteve, Shkrimit dhe nënshkrimeve, Përmirësimit të imazheve Video dhe identifikimit me anë të fotografisë, Sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe mirëmbajtje të sistemeve kompjuterike. Gjithashtu, mundëson transferimin e rasteve të ekspertimeve në mes “Palëve” etj.