RRETH NESH
Forensic Center Kosova- FCK ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
Objektivi kryesor i veprimtarisë është kryerja e sherbimeve/interpretimeve, përpunimin e të dhënave, hostimi i informacionit dhe aktivitete e lidhura me to, aktivitet e inxhinierisë dhe këshilimet teknike, testime teknike dhe analizat, aktivitete tjera profesionale, shkencore dhe teknike, kërkime dhe zhvillime të tjera eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinieris, ekzaminimeve shkencore kriminalistike të të gjitha llojeve për llogari të procesit penal e civil, për personat fizikë e juridikë. Gjithashtu FCK kryen edhe trajnimet për formimin, përgatitjen e kualifikimin e ekspertëve kriminalistë për fushat e ndryshme të ekspertimit kriminalistik.
Personeli ynë i certifikuar e me përvojë zotëron mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për të kryer kqyrjen dhe fiksimin e vendit të ngjarjes, ashtu si edhe të provave materiale e të gjurmëve të ndryshme të personave apo sendeve të përdorura prej tyre, duke përdorur teknikat dhe metodat bashkëkohore në fushën e ekspertimit kriminalistik.
EKSPERIENCA
Personeli ynë me përvojë zotëron mjetet e duhura për të kryer të gjitha nivelet e ekspertimeve dhe Interpretimeve.
Klientët të cilëve u shërbejmë janë gjykatat dhe prokuroritë e të gjitha niveleve, Shërbimi Ligjor Falas, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë, Instituti dhe Shoqata e Dedektivëve Privatë, etj, ashtu si edhe çdo person fizik apo juridik.
Për realizimin e analizave dhe të ekspertimeve kriminalistike, ne i kushtojmë rëndësi parësore rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve teknike nëpërmjet furnizimit me programe kompjuterike, ashtu si edhe me pajisjet e mjetet e nevojshme materiale bashkëkohore të standardeve ndërkombëtare.
VLERAT QË PROMOVOJMË
Specialistët tanë janë të kualifikuar e të certifikuar brenda dhe jashtë vendit, sipas profilizimeve dhe specifikës përkatëse. Tek FCK gërshetohet përvoja me kualifikimin e vazhdueshëm si dhe me përdorimin e teknikave e të metodave bashkëkohore në fushën e ekspertimit kriminalistik.
Duke qenë se gjatë veprimtarisë sonë vihemi në kontakt me të dhëna të natyrës sensitive apo edhe me të dhëna të klasifikuara "sekret" të niveleve të ndryshme, FCK do ti qëndron besnik konforme legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave.
Që në fillimet e aktivitetit është ngritur dhe funksionon Sistemi Menaxhimit të Cilësisë "SMQ" të ekspertimeve kriminalistike, sipas kërkesave të Standarteve Ndërkombëtare ISO. Për këtë arsye Forensic Center Kosova, të gjitha procedurat i ka konforme standardit ISO17025:2017.
Ne po punojmë për të përmbushur kriteret e kërkesave të Standardit Ndërkombëtar EN–ISO 17025:2017, me synimin për t'u akredituar për këtë Standard.